Aleksandar Vuciq ka shkaktuar reagime pas deklaratave të tij ku krahasoi studentët me talibanët dhe me regjimin e Pol Pot, gjatë një fjalimi para qytetarëve në Aranxhelovac, të cilët së shpejti do t’i drejtohen kutive të votimit.
Vuçiq tha se, sipas tij, nuk ka dallim mes studentëve dhe talibanëve. Ai theksoi se fjala “talib” do të thotë “nxënës” ose “student”.
“Talibanët janë studentë. Ata thanë: ne, studentët nga medresetë, duam një jetë tjetër dhe duam ligjin e sheriatit. Dhe e patë se çfarë rezultatesh sollën në vendin e tyre”, deklaroi Vuçiq.
Për ta thelluar krahasimin, presidenti serb përmendi edhe regjimin e Khmer Rouge në Kamboxhia.
“Sistemi i Pol Potit angazhoi fëmijët, sepse fëmijët gjithmonë konsideroheshin më të pastër. Krimet më të rënda dhe kampet më të mëdha u organizuan pikërisht nga ata, sepse mendonin se kishin të drejtë të bënin gjithçka”, tha Vuçiq.
Reagimi i studentëve ishte kryesisht ironik. Studentët e Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Novi Sad thanë se janë mësuar me etiketime të tilla.
“Mund të ishte edhe më keq. Më parë na kanë quajtur ustashë, nazistë dhe madje edhe hamasistë”, thanë ata.








