Ngjarja ka ndodhur dje në Novi Sad, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u akuzua për mungesë empatie ndaj viktimave të tragjedisë së shembjes së tendës, ku humbën jetën 16 qytetarë serbë.
Sipas reagimeve publike, Vuçiç zgjodhi të shkojë në një aktivitet të quajtur “indeks-sendviç”, në vend se të vendoste lule në vendin e tragjedisë dhe të nderonte të vdekurit.
Koordinatori i ekipit novosadas “Kreni–Promeni”, Stevan Babiq, deklaroi se Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Novi Sad, nuk tregoi as minimumin e respektit njerëzor për viktimat dhe familjet e tyre.
Sipas Babiqit, Vuçiç nuk kishte ardhur në Novi Sad në ditën kur ndodhi shembja e tendës, edhe pse në televizionin Pink ishte paralajmëruar publikisht se ai ishte nisur drejt qytetit. Në vend të kësaj, atë mbrëmje ai u shfaq në media, duke deklaruar se “çdo gjë ishte rindërtuar, përveç tendës”.
“Vuçiç u fut në Novi Sad vetëm dje, pas 15 muajsh, pa asnjë paralajmërim”, Babiq, raporton Danas.
Ai shtoi gjithashtu se presidenti nuk e kishte me vete as të ashtuquajturin grup “caci”, për të cilin ishte pretenduar se kishte nisur ecjen nga Kosova drejt Novi Sadit më shumë se 100 ditë më parë për t’i shprehur mbështetje Vuçiçit, por për të cilin tashmë nuk ka asnjë informacion.
Shembja e tendës, sipas raportimeve të shumta mediatike dhe reagimeve të shoqërisë civile, dyshohet se ka ndodhur si pasojë e korrupsionit dhe neglizhencës institucionale.








