Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar pamjet nga hoteli ku po qëndron në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Siç bëjnë blogerët në rrjete sociale, Vuçiq shfaqi në video të gjithë hapësirën që ka rezervuar, përfshirë kuzhinën e ballkonin.
Duke tentuar të tregojë se nuk ka shpenzuar shumë, Vuçiq tregoi se hoteli s’është shumë luksoz dhe tha se ai është larg nga Davosi 20 km.
Viçiq pati ankesa për shtratin, për të cilin tha se ishte i shkurtë për të. Por, s’e përfundoi vetëm me këtë.
Atij iu duk më e bukur Serbia sesa Zvicra.
“Është bukur në Klosters dhe në Davos, por më e bukura është Serbia! Me padurim pres të kthehem në Beogradin tim”./Express/








