Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka diskutuar me Kevinin për vazhdimin e lojës.
Ai i tha Kevinit se nuk duhet të kërkojë aleanca nga banorët në këtë pikë të lojës pasi sipas tij te publiku do të dalë si lojtar i dobët, transmeton Klankosova.tv.
“Kur ti i kërkon aleanca njerëzve dhe je në nominim, publiku e kupton se nuk je mjaftueshëm i fortë. Ata janë duke të shiku, s’ka lidhje a e din banorët apo jo, por nëse publiku të sheh duke diskutu me banorët për aleanca mendon se nuk je i fortë – vazhdo vetëm”, u shpreh Vullneti.
Kevini, mes tjerash, u shpreh se e di se çfarë është duke bërë teksa i tha Vullnetit ‘mos u shqetëso për këtë’.
Por në këtë diskutim u përfshi edhe Gjesti, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.








