Rashica dëshiron të provojë një aventurë të re
Liverpooli është në mesin e shumë klubeve që po e duan në Angli dhe sipas ‘DeichStube’, Milot Rashica është i vendosur që të shkojë në Premierligë.
Rashica, që ka kontratë edhe dy vite e gjysmë me Werderin, ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar katër herë këtë edicion për klubin e Bundesligës.
Sido që të jetë, drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, ka thënë për uebsajtin e klubit se ende nuk kanë vendosur se çfarë të bëjnë me Milot Rashicën.
Megjithatë, ai nuk e ka mohuar largimin e mundshëm të 23-vjecarit.
“Asnjë vendim nuk është marr akoma dhe s’kemi negociuar me ndonje klub”, tha Bauman lidhur me interesimin e shumtë për Rashicën.
“Është e qartë se lojtari që ka treguar diçka në këtë sport dëshiron të marrë një tjetër hap në karrierë. Duhet të jemi realist për këtë”. /Gazeta Express/








