Berbatov mendon se më e mira për Werder, do të ishte qëndrimi në Bundesliga
Legjenda e Manchester United, Dimitar Berbatov, ka kërkuar nga Timo Werner, që të refuzojë Liverpoolin për Bayern Munich.
Sipas tij, Bundesliga është liga e duhur për të.
“Është raportuar për interesimin e Bayern Munich për Timo Werner, dhe ai tashmë e njeh Bundesligan, Munich është mesin e ekipeve të mëdha si Real Madrid, Manchester United, Barcelona, Manchester City, Juventus etj”, tha Berbatov.
“Duket se transferimi në Bayern ka më shumë sens, ai e njeh Ligën, ata e njohin atë atje”.
“Nuk mendoj se nëse Liverpooli nuk e transferon atë, do të humbasë, sepse ata tashmë kanë treshe fantastike, janë shumë të mirë. Nuk shoh shumë lojtar në nivelin e tyre aktualisht”. /Gazeta Express/








