Futbollisti brazilian lidhet me një transferim të mundshëm në Tottenham, ku e do trajneri Jose Mourinho
Braziliani Willian e ka refuzuar ofertën e fundit të Chelseat.
“Blues” në fakt ia kanë ofruar atij një kontratë dyvjeçare, njofton mediumi “UOL”, përcjell Gazeta Express.
31 vjeçarit do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni dhe ai nuk ka vendosur ende për të ardhmen.
Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur Tottenhami.
Trajneri Jose Mourinho dëshiron të punojë përsëri me futbollistin ofanziv.
Willian e do një kontratë më afatgjate, me kusht që të qëndrojë në “Stamford Bridge. /Gazeta Express/








