Xheneta ka ngacmuar konkurrentin më të ri të Big Brother VIP Kosova, Fitimin, të cilit iu afrua në fytyrë.
Xheneta insistonte të dijë përgjigjen e tij që nëse ‘Vëllai i Madh’ do të kërkonte që ai të ndahet nga Laurenti pasi llogariten si një banor i vetëm, cili do të linte shtëpinë, transmeton Klankosova.tv.
Fitimi u shpreh se cilindo që do të vendoste ‘Vëllai i Madh’ do të linte shtëpinë.
Në anën tjetër, Xheneta u shpreh se do të dëshironte që Laurenti të linte shtëpinë.
“Unë të kisha zgjedh me nejt ti për më ta pa reagimin nervoz, pasi ti s’je kaq i qetë sa po dukesh tani”, u shpreh Xheneta.
Për të parë më shumë detaje nga diskutimi i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.








