Xheneta dhe Sara janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën për programin e mbrëmshëm festiv në Big Brother VIP Kosova.
Xheneta kritikoi ashpër Sarën për moderim teksa kjo bëri që mes tyre të zhvillohet një debat i fortë, transmeton Klankosova.tv.
“S’më intereson fare se çfarë thua e vetëm që e thua ti s’më intereson hiq. Opinioni yt ka zero peshë për mua”, u shpreh Sara.
Xheneta, mes tjerash, i tha Sarës se të gjithë banorët kanë qeshur me mënyrën e saj të moderimit.
“Kemi kesh të gjithë banorët me atë pjesë, gëzohu kur një person ta thotë në sy e jo me ta bë rrafsh. Shumë keq, mos e merr përsipër diçka që nuk di të bësh”, u shpreh Xheneta.
Tutje, Sara u shpreh se Xheneta ka mllef se me të gjithë është e pakënaqur dhe tek të gjithë ka vërejtje.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.








