Dyshja e hitit 'Çika Çika' janë bërë sërish bashkë për të sjellë një këngë tjetër për këtë verë të nxehtë e të mbushur me bashkëpunime.
Donin ta mbanin sekret por "dështuan".
Këngëtari Ardian Bujupi paralajmëroi 2 ditë më parë këngën e re duke lënë enigmë këngëtaren që në foton e publikuar nuk i dukej fytyra.
Por ka mjaftuar byzylyku i saj 3750 eurosh për të nxjerr zbuluar se Bujupi do të këtë një tjetër bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj.
Këngëtarja ka të njëjtin byzylyk në një foto në Instagram, dhe tashmë s’ka më vend për dyshime.

Ajo madje ka komentuar te fotoja ku shkruan: “Suksese lali”, ndërsa e shoqëron postimin me një emoji që shkel syrin.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy artistët bashkëpunojnë. Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika” në 2018-n, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.








