Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Yll Limani gjatë këtyre ditëve do ta publikoj këngën e tij të re.
"A m'ke dashtë" pritet të titullohet kjo këngë e cila do ta paraprijë albumin nga këngëtari i cili tash e një kohë është duke punuar në të.
Burime nga Gazeta Express kanë mësuar se Ylli po i përfundon xhirimet e videoklipit dhe posa të mbarojë pjesa tjetër e punës kënga do të jetë e disponueshme për publikun.
Nga titulli, mund ta kuptojmë se edhe kjo këngë e Yllit vjen si baladë, por që premton të jetë më ndryshe nga ato të tjerat.
Gjatë muajve në vazhdim, Limani pritet ta publikojë albumin e plotë, ku do të ketë bashkëpunime të shumta, ndër ta dhe surpriza të cilat nuk i prisni!/Gazeta Express/
May May May ❤️❤️❤️ https://t.co/5NY4E3fJ1G








