Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e pestë rresht kampionale, teksa këtë herë triumfoi përballë Vëllaznimit me rezultatin 77:64.
Ylli kishte kontrollin në pjesën dërrmuese të ndeshjes dhe shënoi fitore me meritë në fund,me skuadrën e Vëllaznimit që ky ishte maksimumi pasi luajti pa dy fundorë amerikanë.
Më i dalluari në fitoren e Yllit ishte : Alonzo Verge Jr. me 23 pikë e 9 asistime.
Ai u ndihmua edhe nga Cole me 12 pikë, Palokaj me 11 e Morina me 10 sosh.
Tek gjakovarët u dalluan dyshja Dallas e Koshi me nga 15 pikë.








