Golden Eagle Ylli po vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
Kampioni i dyfishtë i Kosovës ka njoftuar sot se e ka rikthyer basketbollistin Besnik Bekteshi, shkruan “Gazeta Express”.
Pas një karrierë në Gjermani, Bekteshi do të mundohet ta ndihmojë ekipin suharekas në arritjen e objektivave.
Paraprakisht, ekipi nga Theranda e riktheu edhe Arbër Berishën.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe i Pejës, i cili luan në pozitën 5, kishte munguar për një kohë për shkak të lëndimit. /Gazeta Express/








