Futbolli është pezulluar gati në të gjithë Botën, me disa përjashtime të vogla. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të koronavirusit, që ende nuk dihet se kur mund të ndalet.
Nga raportimet e fundit në media thuhet se sezoni mund të rinisë në fund të muajit maj, por në lidhje me këtë gjë Lucas Hernandez shfaqet skeptik.
Ylli i Bayernit ka folur për “L’Equipe” dhe është shprehur se i duket e pamundur që Liga e Kampionëve të përfundojë këtë sezon.
“Mendoj se Liga e Kampionëve është e pamundur që të përfundojë këtë sezon. Do të ishte arritje e madhe nëse përfundojnë kampionatet. Championsi nuk besoj se mund të luhet këtë sezon”, shprehet Lucas Hernandez.








