Mesfushori i Hellas Veronës, Emmanuel Agyemang Badu, ka folur në lidhje me vitet 2019-20.
Ai mendon se ka qenë një periudhë shumë e errët për familjen e tij, pasi ka qenë thuajse pranë vdekjes.
Ganezi ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës pranë Veronës, ndërsa në fazën përgatitore pati një komplikim shëndetësor dhe shkoi me urgjencë në spital.
"2019 dhe 2020 kanë qenë vitet më të vështira të jetës sime. Pothuajse vdiqa, kam patur shumë dëmtime dhe më pas humba motrën time në një mënyrë shumë të dhimbshme. Është shumë e vështirë për mua dhe familjen time”, ka zbuluar ai.
"Djali që qëlloi motrën time po vraponte. Ai nuk është kapur ende për shkak të COVID-19 dhe gjërat janë ngadalësuar. Ishte një fatkeqësi. Dua të falënderoj time, miqtë, skuadrën, shokët e ekipit, trajnerin, menaxherin dhe presidentin që më kanë marrë shpesh duke më pyetur se si jam", tha ai.









