Golden Eagle Ylli ka mbajtur sot seancën stërvitore në Lisbonë të Portugalisë.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të debutojë nesër në Ligën e Kampionëve, përkatësisht në kualifikimet e kësaj gare – shkruan Gazeta Express.
Ylli duhet t’i kalojë tre kundërshtarë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në ndeshjen e parë kualifikuese do të përballet me Benfican. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në Lisbonë, me fillim prej orës 22:00 (sipas kohës tonë lokale).
Nëse Ylli e kalon këtë kundërshtar, pastaj do të ketë punë me Keravnosin. Nëse e kalon edhe skuadrën nga Qipro, atëherë do të takohet me njërën nga këto skuadra: Brose Bamberg (Gjermani), Norrkoeping (Suedi) ose Budeivelnykun (Ukrainë).
Nëse skuadra nga Suhareka nuk arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të marrë pjesë në grupet e FIBA Europe Cup. /Gazeta Express/








