Nënkampioni i Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit nga Suhareka, ka gëzuar tifozët e tij me katër lajme të mira përgjatë ditës së sotme.
Klubi suharekas ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me kapitenin e skuadrës, Gëzim Morinën edhe për katër vitet e ardhshme.
Numri 6 i suharekasëve do të jetë pjesë e ekipit të qytetit të tij deri në vitin 2028, shkruan “Gazeta Express”.
Që në edicionin e parë kur Morina erdhi nga Sllovenia, me Yllin ka fituar katër trofe: Ligën e Parë Unike, Superkupën Mbarëkombëtare dhe dy tituj kampioni të Kosovës.
31 vjeçari është reprezentues i ekipit kombëtar të Kosovës.
Mirëpo, Ylli nuk u ndalë këtu, derisa zyrtarizoi edhe një lojtar tjetër vendor, Arian Qallakun e Pejës, i cili nënshkroi me klubin për dy vite.
Ishin e Prishtinës dhe Pejës, Ylli e zyrtarizoi po ashtu sot, duke bërë me dije se ka nënshkruar me Malcolm Armstead, që edhe më herët kishte qenë pjesë e Yllit.
I fundit, por jo nga rëndësia, edhe Lis Shoshi i është bashkuar nënkampionit të Kosovës.
Shoshi sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Pejës, derisa me Yllin ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.
Disa ditë më parë, Ylli kishte njoftuar edhe për trajnerin e ri, i cili është John Casey nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaExpress/








