Rezart Memedi është përforcimi i radhës i Golden Eagle Yllit.
Klubi nga Suhareka njoftoi sonte zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin nga Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Express.
Shkupjani së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.
20-vjeçari luajti me mesatare prej 15 minutave, 6 pikëve, 1 kërcimi dhe 1 asistimi për ndeshje.
Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):
“Rrezart Memedi bashkohet me ne!
Rrezarti vitin e kaluar luajti me mesatare prej 15 minuta 6 pike, 1 kercim, 1 asistim per ndeshje ku kishte me saktesi per 3 pike prej 43 %.
Mire se vjen Rrezi!”. /Gazeta Express/








