folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

OP/ED

Zbërthimi i miteve: Eksportet dhe roli i Qeverisë

Gazeta Express

28 Shtator 2024 10:43

Shpërndaje
6min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Zbërthimi i miteve: Eksportet dhe roli i Qeverisë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Shkruan: Arian Zeka

Nëse qeveria aktuale merr meritat për rritjen e eksporteve viteve të fundit, a do të duhej të merrte edhe përgjegjësinë për rënien e tyre? Thënë më ndryshe, nëse, sipas akterëve shtetërorë, rritja e eksporteve dhe zvogëlimi i deficitit tregtar në vitet e para të qeverisjes aktuale ka ndodhur për shkak të qeverisjes së mirë dhe zbatimit të parimeve demokratike, a do të thotë që rënia e eksporteve në vitin 2023 dhe thellimi i deficitit tregtar në 2023 dhe treçerekun e parë të vitit 2024 është rezultat i përkeqësimit të parametrave qeverisës?

Natyrisht që jo.

Çështja si e tillë është më komplekse dhe nuk varet vetëm nga veprimet e një qeverie. Disa prej nesh, megjithatë, kemi argumentuar se rritja e eksporteve ishte kryesisht rrjedhim i kushteve ekonomike globale, më konkretisht të çrregullimeve në zinxhirët e furnizimeve, dhe jo rezultat i ndonjë politike specifike a reforme rrënjësore gjatë këtij mandati qeverisës.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Ekonomistët besojnë se lakorja e efekteve të politikave rritet lehtazi në dy vitet e para, duke arritur majën përgjatë një periudhe 3-4 vjeçare. Prandaj, rritja e eksporteve në vitet 2020-2022 me më shumë gjasë do të mund të pretendohej si rezultat i politikave të viteve paraprake e jo si reagim i shpejtë i ndonjë politike të vendosur në vitet kur rritja ka ndodhur.

Bilanci tregtar i Kosovës për më shumë se dy dekada ka qenë reflektim i kapaciteteve të brendshme prodhuese, pothuajse inekzistente pas përfundimit të luftës, e në rritje e përmirësim të vazhdueshëm, falë ndryshimit pozitiv të politikave fiskale në vitet 2009, 2014 e 2015 dhe rritjes së vazhdueshme të investimeve të ndërmarrjeve, kryesisht vendore, në pak raste të huaja, e në disa raste edhe partneriteteve të brendshme e të jashtme, në kapacitetet e reja prodhuese e në ngritje të cilësisë.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Krijimi i mundësive të reja për qasje të papenguar në tregjet e jashtme, përmes marrëveshjeve bilaterale, rajonale e multilaterale, CEFTA në vitin 2007, MSA në 2016, MTL me Turqinë në vitin 2019, por edhe aranzhimeve të njëanshme tregtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shtete të tjera, kanë pasur rëndësi të madhe në nxitjen e eksporteve, por edhe në ndryshimin e strukturës së eksporteve përgjatë viteve.

Konkurrenca e jashtme ka shtuar presionin mbi prodhimtarinë e brishtë vendore, por ekonomistët promovojnë idenë e eliminimit të barrierave ndaj konkurrencës së jashtme. Shembulli i Kosovës, i konfirmon këto ide si të sakta. Nga pak më shumë se 110 milionë euro eksporte në 2006, e kryesisht metale bazë, e mbi 378 milionë euro në vitin 2017, në vitin 2022 Kosova ka eksportuar mallra në vlerë mbi 920 milionë euro, nga të cilat një gamë e gjerë e produkteve me vlerë të shtuar. Avancimi i industrisë së drurit, plastikës, pijeve, produkteve bujqësore e ushqimore, metaleve të përpunuara, ka kontribuar po ashtu në ngritjen e eksporteve, por çfarë është e rëndësishme edhe në plotësimin e kërkesës së brendshme.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Një kompani e vetme, e një kategori specifike e produkteve, kishin pjesëmarrje signifikante në totalin e eksporteve. Fatkeqësisht, masat tarifore të vendosura ndaj kësaj kategorie të produkteve, kanë pasur ndikim të dukshëm negativ në vëllimin e eksporteve në dy vitet e fundit, me një tkurrje prej rreth 100 milionë eurosh vetëm në vitin 2023.

Aspekti logjistik i lëvizjes së mallrave të prodhuara në Kosovë, do të kishte qenë i vështirë pa investimet në infrastrukturën rrugore, më konkretisht të autoudhës “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë në 2013, dhe autoudhës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Të dyja këto shtete, përveç se shërbejnë si rrugë transiti drejt dy porteve më të rëndësishme, të Durrësit në Shqipëri dhe të Selanikut në Greqi, janë edhe partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Kosovës, kur bëhet fjalë për eksportin e produkteve “Made in Kosova”. Ndërtimi i hekurudhës që do të lidhte Kosovën me ndonjë port të thellë detar në Adriatik, ashtu siç parashihet edhe me Marrëveshjen e Normalizimit Ekonomik të nënshkruar në Uashington, në shtator të vitit 2020, me më shumë preferencë me Durrësin në Shqipëri (edhe sipas organizatës të cilën e drejtoj), por edhe realizimi i projektit të portit të thatë në afërsi të Prishtinës, sipas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë të vitit 2022, do të avanconin në nivel tjetër lojën për prodhuesit vendorë, ashtu siç do ta shndërronin Kosovën në një qendër të rëndësishme logjistike të përmasave rajonale.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Ulja e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët industrialë në vitin 2018, si dhe vendimi për mosrritjen e tyre në vitin 2022, janë parë si lehtësim i madh nga ana e bizneseve, e sidomos atyre prodhuese, tek një pjesë e të cilave, shpenzimet e furnizimit me energji përbëjnë një të tretën e shpenzimeve operacionale.

Masat mbështetëse të prezantuara në vitin 2022, me qëllim të lehtësimit të qasjes në financa për blerje të makinerive të reja, kanë ndihmuar më tej në zgjerimin e kapaciteteve industriale. Ndikim pozitiv në lehtësimin e qasjes në financa, pashmangshëm ka pasur edhe themelimi në vitin 2016 i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. E kontribut të rëndësishëm për këtë ka dhënë Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo Agjenci ka luajtur rol kritik edhe në avancimin teknologjik e të aftësive konkurruese të fermerëve, përpunuesve e prodhuesve, që vazhdojnë të jenë përfituesë të qindra miliona dollarëve të tatimpaguesve amerikanë. Kontribut të rëndësishëm përmes donacioneve të shumta, kanë dhënë edhe organizatat e tjera ndërkombëtare, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e Evropës.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Krejt në fund, por jo më pak të rëndësishme për nga kontributi, odat ekonomike e asociacionet sektoriale të bizneseve kanë luajtur rol të rëndësishëm përmes avokimit për politika më të favorshme fiskale, si dhe promovimit të produkteve e të kompanive kosovare.

Si konkludim, qeveria aktuale – ose më mirë vetëm qeveria aktuale – nuk ka pasur ndonjë ndikim në rritjen e mprehtë të eksporteve, por as në zvogëlimin e tyre. Nëse shtetit do t’i atribuoheshin sukseset në fuqizimin e industrisë vendore dhe përmirësimin e lehtë të bilancit tregtar përgjatë viteve, atëherë meritat do të duheshin ndarë për disa qeveri, ashtu si edhe për akterët ndërkombëtarë e hisedarët e tjerë joshtetërorë.

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

OP/ED
49d më parë

Po rrezikoni shtetin, zgjedheni Presidentin

OP/ED
53d më parë

Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm

OP/ED
53d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

49d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
49d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
49d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
49d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
49d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
49d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
49d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
49d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet