Zbulohet arsyeja se përse Manuel Neuer nuk po rinovon kontratën me Bayern Munich dhe është gjithmonë e më pranë largimit nga kampionët e Gjermanisë.
Sipas gazetës prestigjoze Bild, Neuer i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Bayernin nuk po rinovon pasi ai kërkon një kontratë të re me kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që drejtuesit bavarezë duke parë edhe moshën e tij 34-vjeçare, i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare.
Shkaku i dytë i tensionimit të raportit mes palëve qëndron te paga e lartë që synon të përfitojë Neuer nga kontrata e re plot 20 milionë euro, shifër kjo e papranueshme nga Bayerni.
Mesa duket gardiani i kombëtares gjermane, nga marrëveshja e re kërkon të sigurojë të tashmen por edhe të ardhmen kur të ketë varur këpucët në gozhdë, por gjasat janë që Neuer të mos rinovojë dhe madje të largohet nga bavarezët që në merkaton e kësaj vere.








