Sonte po mbahet mbrëmja gala e “Topit të Artë 2025” në Shqipëri, me Federatën Shqiptare të Futbollit që zgjedh më të mirët.
Përveç çmimeve individuale që i jep FSHF-ja, ka bërë me dije edhe 11-shen më të mirë të sezonit 2024//25, për të cilën kanë votuar gazetarët dhe opinionistët sportivë.
Pjesë e këtij formacionit janë edhe tre futbollistë nga Kosova.
Baton Zabërgja – i cili ishte pjesë e Dinamo Cityt – që tashmë luan te Metalist në Ukrainë, Adnard Mehmeti i Partizanit dhe Arbenit Xhemajli i Egnatisë.
Për shpalljen e emrave fitues në skenë ishin ish-futbollistët e njohur shqiptarë, Kreshnik Çipi dhe Mujo Targaj, të cilët dorëzuan trofetë për 11 lojtarët e përzgjedhur.
“Në fund, të gjithë futbollistët u ngjitën në skenë për të tërhequr çmimet, ndërsa nuk munguan falënderimet e rastit dhe fotografia tradicionale e ekipit së bashku”, bën me dije FSHF-ja./GazetaExpress/









