Veshja e ngushtë nxirrte në pah figurën e plotë të Zendayas pasi shfaqte detaje nga disa pjesë të trupit të saj.
Aktorja e njohur Zendaya tërhoqi vëmendjen teksa ajo dhe Florence Pugh udhëhoqën yjet që merrnin pjesë në premierën e filmit ‘Dune: Part Two’ në Leicester Square, Londër të enjten. Aktorja 27-vjeçare, e cila luan luftëtaren Chani, veshi një pjesë të historisë së modës në këtë ngjarje me një kostum robotik ‘Thierry Mugler’ nga koleksioni i tij Couture vjeshtë/dimër 1995.
Veshja e ngushtë nxirrte në pah figurën e plotë të Zendayas pasi shfaqte detaje nga disa pjesë të trupit të saj. Zendaya gjithashtu kishte veshur një palë doreza argjendi së bashku me çizmet po ashtu argjendi deri tek gjuri, ndërkohë që mbante flokët e saj të kapura mbrapa. Kostumi i robotik i Zendaya nuk ishte veshja e saj e vetme e natës, pasi pas disa minutash ajo u ndërrua duke veshur një fustan të zi pas trupit dhe të gjatë.
Filmi fillimisht ishte planifikuar të dilte në fund të tetorit 2023, përpara se të shtyhej për në nëntor dhe më në fund u zhvendos në mars të këtij viti pas protestave të dyfishta të shkrimtarëve dhe aktorëve. Vazhdimi është prodhuar me Legendary Entertainment dhe Warner Bros.
Më poshtë mund të shihni se si u veshën yjet e filmit 'Dune: part two', në tapetin e kuq.








