Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko e ka provuar veten në një sport tjetër, prej futbollit.
Ai luajti një ndeshje zyrtare në lojën elektronike, Counter-Strike 2 për skuadrën ukrainase, Passion UA.
Madje, ai u përball me ekipin nga Kosova, Illyrians, duke shënuar fitore 2:1.
Zinchenko është bashkëpronar i ekipit Passion UA dhe dje për shkak të disa problemeve me internet të njërit lojtar, hyri në lojë Zinchenko.








