Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka drejtuar akuza ndaj disa zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët, sipas tij, janë pengues për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ai ka përmendur katër zyrtarë të LDK-së, që siç thotë Zogiani po e pengojnë arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Sipas tij, ata janë: nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, deputeti Driton Selmanaj si dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Zogiani thotë se në LV-ja nuk ka zyrtarë që e kundërshtojnë koalicionin, sepse, sipas tij, Vetëvendosja do ndryshim. /GazetaExpress/








