Zonjë beqare! Kim Kardashian është parë për herë të parë pasi që gjykata i dha mundësinë që ta rikthejë mbiemrin e saj të vajzërisë pas shkurorëzimit të saj të hidhur nga Kanye West
Më shumë gjasë, edhe marrëveshja për kujdestari është arritur dhe ajo “duket se është jo formale”.
Një gjykatës ka deklaruar që Kardashian (41) është beqare në seancën që është mbajtur të mërkurën.
Në të njëjtën ditë, ylli i TV-së nga Hulu është fotografuar me vajzën e saj North West.
Vendimi do të thotë se edhe ishi i saj West (44) tanimë legalisht është beqar.
Kardashian – që kishte veshur një bluzë sportive dhe flokë të kapura – është paraqitur në një videos dot që është bërë në gjykatën e qendrës së Los Angeles. West nuk është paraqitur.
West është përpjekur që ta ngadalësojë çështjen duke e sfiduar atë me marrëveshjen e tyre paramartesore.
Gjykatësi Steve Cochran e ka pranuar kërkesën e Kim që ta rikthejë mbiemrin e vajzërisë. /GazetaExpress/















