Më në fund është konfirmuar lufta e Tyson Fury me Dillian Whyte për titull në kategorinë e rëndë në WBC.
Promotori me bazë në Britani të Madhe e fitoi ofertën për shumën më të lartë në historinë e boksit të premten, 31 milionë funte, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte, sipas mediave britanike, raporton Gazeta Express.
Promotori me bazë në Britani të Madhe e fitoi ofertën për shumën më të lartë në historinë e boksit të premten, 31 milionë funte, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte, sipas mediave britanike, raporton Gazeta Express.
Fury do t'i fitojë 24 milionë funte, ndërsa Whyte vetëm 6 milionë funte.
Kjo do të jetë hera e parë qe Whyte lufton për titullin e botës kundër të pamposhturit Fury
Promoteri i Furyt, Frank Warren ka lajmëruar të premten që ai ka siguruar ndeshjen e radhës në kategorinë e rëndë.
“Queensberry dhe Top Rank janë të lumtur që të organizojnë ndeshjen për kampion botëror në mes të Tyson Fury që do ta mbrojë titullin kundër Dillian Whyte, ndeshje sipas kalendarit të renditjes se boksierëve”, ka postuar në Twitter, Warren.
Vendi dhe data e kësaj ndeshje pritet të lajmërohet gjatë kësaj kohe.
Fury e ka përshëndetur këtë lajm duke postuar një video të tij në aksion, një xhirim me lirikënL Po vij në shtëpi e dashur, tani... me vjen keq që isha larguar”.
BIG GK IS COMING HOME!
UK?? BABY! pic.twitter.com/KDwWgdeXSj
Në cicërimë shtohej: “BIG GK (Gypsy King) po vjen në shtëpi! UK, e dashur!”.
Fury nuk ka luftuar në Britani të Madhe prej që mposhti Francesco Pianeta në Belfast në gusht të vitit 2018.
Pesë ndeshjet e fundit të 33 vjeçarit janë mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë trilogjinë me Deontay Wilder.
Fury i pamposhtur kohëve të fundit kishte kritikuar Whyte dhe Anthony Joshua se ai ka mbetur për ta pritur konfirmimin për kundërshtarin e radhës.
Ishte folur për një kryqëzim të dorëzave me Oleksandr Usyk që mban titujt e WBA, WBO, IBF dhe IBO belts, por Joshua ka kërkuar rimeç me ukrainasin pas humbjes ndaj tij vitin e kaluar.
Një video e postuar nga Warren në Twitter të enjten tregonte Furyn duke e ftuar për luftë Whyte, pasi që ai ishte kundërshtari i radhës në bazë të rregullave të WBC-së.
? The Heavyweight King has spoken… @Tyson_Fury pic.twitter.com/pZ9ELfc5vw
“Mezi pres që ta grushtoj Dillian Whte në fytyrë”, tha Fury.
“Unë do t’i jap atij mbrojtjen më të mirë që ka parë në jetë. Dillian Whyte, ushtro shumë sepse do të asgjësoi, budalla”. /GazetaExpress/








