Shoferi legjendar i Formula 1, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij me Mercedes.
Ai ka rinovuar edhe për një sezon tjetër, ndërsa po shkon në ndjekje të titullit të tetë rekord, përcjell Gazeta Express.
Skuadra gjermane ka fituar shtatë kampionatet e fundit botërore dhe me krenari njoftuan për marrëveshjen e arritur.
Hamilton do të mbetet te Mercedes të paktën deri në fund të sezonit 2021. /Gazeta Express/








