Në Angli, ashtu si në shumicën e ligave europiane nuk ka një marrëveshje mes futbollistëve dhe klubeve, në lidhje me ndërprerjen e pagave gjatë kohës që futbolli është ndalur nga koronavirusi.
Megjithatë klubi i Arsenalit ka arritur një akord me futbollistët e tij dhe stafin teknik, për një ndërprerje të pagës vjetore në masën 12.5%, të cilat do të ndihmojnë jo pak financat e skuadrës londineze në këto ditë të vështira.
Ka qenë vetë klubi i Arsenalit që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një deklarate zyrtare të publikuar në faqen zyrtare, ndërsa nuk ka ngurruar të falënderojë trajnerin Arteta dhe futbollistët për këtë nismë.
We are pleased to announce that we have reached a voluntary agreement with our first-team players, head coach and core coaching staff to help support the club at this critical time.








