Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Emili Rousaud, tentoi t’i sqarojë deklaratat e tij të ditëve të fundit, të cilat u kritikuan ashpër nga zyrtari tjetër i klubit që dha dorëheqje këtë javë, Jordi Calsamiglia.
Zëvendëspresidentët Emili Rousaud ishte në mesin e anëtarëve të bordit që kanë dhënë dorëheqje, bashkë me Enrique Tombas, Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont dhe Jordi Clasamiglia, transmeton Gazeta Express.
Pasi u konfirmuan dorëheqjet e tyre, Rousaud sugjeroi se dikush kishte ndërhyrë në buxhetin e Barcelonës, duke iu referuar skandalit të rrjeteve sociale dhe kishte sugjeruar se gjithçka do të sqarohet nga një hetim i jashtëm dhe raporti i auditivin.
Megjithatë, këto deklarata të Rousaud ishin të papranueshme për Casimiglian. Megjithatë, tani Rousaud i është përgjigjur atij sërish me një deklaratë tjetër.
“Asnjëherë, në deklaratat që i kam dhënë për media, s’e kam akuzuar apo kam dyshuar te anëtarët e bordit drejtues të Barcelonës dhe as nuk e kam vënë në pikëpyetje sinqeritetin apo kredibilitetin e tyre”.
“Unë gjithmonë kam thënë se faturat për rrjetet sociale ishin të ndara në mënyrë të saktë për t’u fshehur pikërisht nga bordi, kështu që nuk do të ishte e pranueshme që të dyshojë te sinqeriteti i tyre”.
Këtë javë u raportua se Bartomeu po tentonte t’i detyrë disa anëtarë të bordit të japin dorëheqje, pasi që mendonte se ata nuk janë besnikë ndaj tij. Më së shumti ai dëshironte ta largonte Rousandin, i cili konsiderohet si pasardhësi i tij në pozitën e presidentit.
E ky i fundit hodhi dyshim drejt presidentit e drejtuesve të tjerë të Barcelonës, të cilët ishin të përfshirë në skandalin e këtij viti të Barcelonës, ku u raportua se klubi kishte paguar milionë euro për një kompani të rrjeteve sociale, e cila e kishte detyrë t’i kritikonte personalitete të klubit si Lionel Messi e Gerard Pique, si dhe legjendat si Xavi, Andres Iniesta e edhe Pep Guardiolën.
Kompania në fjalë e kishte për detyrë edhe t’i promovonte veprimet e Bartomeut, përderisa grupi i drejtorëve që dha dorëheqje sot, përmes një letre, tregoi se nuk ka qenë i përfshirë në këtë skandal. /Gazeta Express/








