Zyrtari i lartë i Patrullës Kufitare të SHBA-së, Gregory Bovino, dhe disa nga agjentët e tij pritet të largohen nga Minneapolis të martën dhe të kthehen në sektorët e tyre përkatës, raportoi CNN, duke cituar burime të njohura me diskutimet.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka pezulluar gjithashtu aksesin e tij në llogaritë e tij në mediat sociale.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka rënë dakord të marrë në konsideratë tërheqjen e disa agjentëve të ICE nga Minesota, sipas zyrës së Guvernatorit të shtetit, Tim Walz, i cili foli me presidentin të hënën.
Zyra e guvernatorit tha se të dy patën një “bisedë telefonike produktive” në të cilën presidenti “ra dakord të marrë në konsideratë uljen e numrit të agjentëve federalë në Minesota dhe të punojnë me shtetin në një mënyrë më të koordinuar për zbatimin e ligjit të imigracionit kundër kriminelëve”.
Përveç kësaj, Trump ra dakord të diskutojë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare në mënyrë që autoritetet në Minesota të jenë në gjendje të kryejnë një hetim të pavarur, siç do të ndodhte në rrethana normale.








