Kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika, i ka çuar një mesazh Albin Kurtit duke i thënë se nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re.
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika, ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kur nominoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën.
“Në konceptin historik të VV-së se negociatat paraprake vendosin në kompromis lirinë për të vepruar dhe në kulturën e Albin Kurtit se ëmbëlsira lihet për në fund, duket se vota perfundimtare e unanime e LDK-së për zhbllokimin e asamblesë, nuk ka qenë aspak i sheqerosur për të dhe për të gjithë të tjerët, duke e lënë gojëhapur opinionin publik dhe në heshtje të pathyeshme VV-në. Vetëm pse monopolin në shtet nuk arriti ta merrte, duke e skajuar kështu LDK-në fund të odës. Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re! Gëzuar!”, ka shkruar Nika në profilin e tij në Facebook.








