Lajmet e fundit



Krasniqi nuk ka arritur të rrëmbejë medalje në Mastersin e Rusisë, megjithatë ka arritur të përfundojë e pesta në kategorinë deri 52 kilogramë, pasi në garë për të bronztën ajo u mposht nga braziliania, Erika Miranda

Pasi humbi në çerekfinale nga garuesja vendase Natalia Kuizuntina, xhudistja kosovare mposhti japonezen Natsumi Tsonda, për t'iu afruar në një sfidë medaljes së bronztë

Pas eliminimit të Nora Gjakovës, Kosova ka pësuar humbjen e dytë në Masters-in që po mbahet në Rusi, pasi Krasniqi është mposhtur nga vendasja Kuizuntina

Qysh në ndeshjen e parë ka regjistruar disfatë xhudistja kosovare, duke përsëritur kështu humbjen e gushtit të këtij viti nga po e njëjta garuese, koreania Youjeong Kwonin



Megjithëse ende nuk është marrë asnjë vendim për suspendimin e tij, britaniku që ka dalë i pari katër herë në Tour de France është nën hetim për përdorim të substancave të ndaluara, pas fitores në Vuelta të Spanjës







