“Apple Watch” ofron 30 orë më shumë bateri
Një rrip i ri për “Apple Watch” do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë deri në 30 orë. Por, lajmi i keq është se ky aksesor kushton 249 dollarë, apo gati sa 70% e çmimit të “Apple Watch Sport”. Rripi madje kushton 50 dollarë më shumë se ora “Pebble Time”, e cila mund të funksionojë për një javë të tërë me një furnizim të vetëm me energji.





















